Integrimi në BE/ Hasani në Austri, takon homologun Schallenberg

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka zhvilluar një vizitë në Austri, ku ka takuar homologun Alexander Schallenberg.

Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Jashtme bën me dije se në fokus të takimit ishte rrugëtimi evropian i Shqipërisë drejt BE dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

Ministri Hasani vlerësoi angazhimin e Austrisë për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Po ashtu, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij zyrtare në Vienë, Ministri Hasani zhvilloi takime edhe me Drejtorin e Përgjitshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi; Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Austri, Eëa Ernst-Dziedzic dhe Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme, Christoph Matznetter.

Kryediplomati shqiptar konfirmoi angazhimin e Shqipërisë në bashkëpunimin me IAEA, veçanërisht në kuadër të Kornizës së Programit Vendor 2024-2030.

Ministri Hasani vlerësoi angazhimin e parlamentit austriak në forcimin e proceseve demokratike në rajon, teksa theksoi mbështetjen e palës shqiptare për zgjerimin e dialogut politik përmes diplomacisë parlamentare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme