Integrimi, Shqipëria e para – Progresi më i lartë gjatë 12 muajve në krahasim me rajonin

Shqipëria ka treguar nivelin më të lartë të progresit të bërë gjatë 12 muajve të fundit në rajon që nga publikimi i raportit të mëparshëm të Komisionit Europian.
Sipas krahasimit të dalë nga vlerësimet e raportit të progresit për situatën e përgjithshme në fushat e mbuluara nga kapitujt, sipas temave, Shqipëria ka grumbulluar 36 kredite.
Numri më i lartë i dhënë për shkallën e ecurisë gjatë një viti në raport me përgatitjet për në BE ndiqet në rajon nga Serbia me më pas nga Maqedonia e Veriut me 29, Mali i Zi me 25 sa dhe Kosova e Bosnjë-Hercegovina.
Masa e ecurisë i është bashkuara vlerësimeve të tjera mbi të cilat Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e kapitujve të grupimit të parë, për të cilin Këshilli Evropian do të duhet të shprehet në dhjetor.
Ndër treguesit më ndikues, por sidomos ndjeshëm shkëputur nga nivelet e rajonit, konsiderohet funksionimi i gjyqësorit me 5 kredite nga 6 të mundshme për ecurinë gjatë këtij viti.
Në të njëjtin dokument për masën e ecurisë mbi çështje që i përmban grupkapitulli i parë i bisedimeve të anëtarësimit në BE, Shqipëria numëron 40 kredite pas Malit të zi dhe Maqedonisë së Veriut me 44 secila.
Pas Shqipërisë renditet Serbia, e cila në fakt ka çelur prej vitesh kapitujt e bisedimeve, proces ky që nuk arrin ta ngrejë më lart se Shqipëria në vlerësimin evropian.
Për nga përgatitja që ka vendi për çeljen e bisedimeve, nota më e lartë është po ashtu 5 nga 6 këtë radhë për ekzistencën e funksionimit të ekonomisë së tregut.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




