Falsifikim formulari/ SPAK merr të pandehur Kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari u paraqit këtë të mërkurë (15 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me falsifikimin e formularit të vetëdeklarimit.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, bëhet me dije se SPAK ka marrë të pandehur Kryebashkiakun Hajdari, i cili akuzohet për falsifikim formulari.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dje (14 nëntor) mandatin e Hajdarit, pas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, sipas së cilës kryebashkiaku rezultonte i dënuar në Greqi, dhe në formularin e vetëdeklarimit shkruante se nuk rezulton i dënuar.

KQZ hodhi poshtë kërkesën e palës iniciuese duke vlerësuar që Hajdarit të mos t’i ndërpritej mandati i kryebashkiakut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme