Hitaj: Çështja e 21 Janarit u zbeh nga politika. Palët s’kanë dashur që kjo dosje të shkojë përpara

Gazetari Arbër Hitaj, në analizën e tij për “21 Janarin” në emisionin ‘3D’ në RTSH u shpreh se kjo çështje është zbehur edhe nga faktorët politik. Sipas tij, Aleks Nika nuk ka qenë pjesë aktive e protestës së PS, por ka qenë një njeri që ka qenë për punët e tij në Tiranë.
“Ai është vrarë ose drejtëpërdrejt ose me rikoheshto dhe është vrarë përpara kryeministrisë. Kam qenë te shtëpia e tij një ditë më pas. Ky pretendim është nga të afërmit. Është e vetmja vrasje ku s’dihet nga ka ardhur plumbi. Për të tjerët dihet sepse erdhi ekspertiza nga FBI. Por nuk u hetua. Aleks Nika s’e humbi jetën aty por në Tturi një javë më pas. Pati zbehje dhe nga vetë politika për “21 Janarin”. Palët s’kanë dashur që kjo dosje të shkojë përpara”, tha Hitaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




