Qori: Rama, politikan i korruptuar. A është ai i prekshëm apo i paprekshëm nga drejtësia?

Politikë | 3 vite më parë

Në emisionin “3D” në RTSH për të folur mbi drejtësinë dhe SPAK-un, Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori u shpreh se kryeministri Rama është i paprekshëm nga SPAK. Ai tha se Rama është amnistuar me një kusht që të kaloj reformën vet ai.

“Po ta kisha zotin Rama përball do ta pyesja: ”A jeni i prekshëm apo i paprekshëm”. E dëgjova Ramen dhe vajta të lexoj programin politik të partisë socialiste vitit 2013 dhe programin e qeverisë dhe kishte dy-tre fjali që fliste për termat e gjyqësorit, flitej për nevojën e një reforme në drejtësi. Reforma në drejtësi ka pasur një motor lëvizës në radhë të parë SHBA dhe pastaj Bashkimin Evropian. Palëve në Shqipëri në një mënyrë apo një tjetër i është imponuar, i pari që e ka përqafuar reformën në drejtësi ka qenë Rama pastaj Basha, Berisha dhe në fund është votuar gati me 100% në parlament.

Dyshimi është se Rama është amnistuar, kushti që të kaloj kjo reforme është që të paktën vet zoti Rama nuk do të preket kurrë nga një reformë e tillë prandaj Rama ka pasur vullnetin që ta çoj përpara një reformë të tillë. Në mendimin tim Rama edhe si kryetar bashkie edhe si kryeministër është një nga politikanët më të korruptuar bashkë me Berishën, Metën, Veliajn me të gjithe”, tha Arlind Qori.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme