Shqipëri- Rumani, nënshkruhet Plani i Veprimit për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive të jashtme

Politikë | 3 vite më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkë me Ministren për Punët e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu, nënshkruan të martën Planin e Veprimit për bashkëpunim ndërmjet dy MPJ për vitet 2024-2025.

“Plani i Veprimit synon rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në 4 fusha kryesore: Rritja e dialogut politik dhe shkëmbimet mes dy ministrive; Integrimi në BE; Bashkëpunimi për NATO-n dhe politikën e sigurisë dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e çështjeve konsullore dhe menaxhimit të krizave”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit Hasani – Odobescu, u zhvillua një shkëmbim i frytshëm mendimesh lidhur me zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, por edhe për sa i takon bashkëpunimit rajonal, zhvillimeve në rajon, Evropë dhe më gjerë.  

Kryediplomati shqiptar shprehu mirënjohje ndaj homologes rumune për mbështetjen që Rumania i ka dhënë procesit të integrimit evropian të vendit tonë, por edhe vendeve të tjera të rajonit në BE dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej në të ardhmen. Kjo është vizita e parë në Shqipëri e një Ministri të Jashtëm rumun, që prej vitit 2014.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme