Gazetari Doçi: Elvis Mataj, ‘As’-i nën mëngë i SPAK. Ja faktet që implikojnë Metën

A ka SPAK-u një ‘As’ nën mëngë kundër, Ilir Metës për çështjen CEZ? Gazetari Adriatik Doçi bëri të ditur në emisionin ‘3D’ në RTSH se një nga nbashkëpunëtorët më të ngushtë të Metës, Elvis Mataj, besohet se është bashkëpunëtor i SPAK-ut.
“Duke parë dhe deklaratat shqetësuese të Metës për dëshmitarë të rremë, Mataj është ‘As’-i mëngë i SPAK-ut. Dritan Prifti deklaronte se Meta udhëtonte në Çeki për të mbyllur marrëveshjen. Është dëshmia e bashkëshortes së Ismailajt. Mesazhet kur Meta kërkon 200 mijë. Në 2015 Berisha bënte të habiturin në Kuvend duke i thënë: kush të autorizoj ty të shkoje në Çeki? Mbetet për t’u parë deri ku ka shkuar SPAK me hetimin ndaj Metës”, tha Doçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




