Berlin, ministri Hasani: Bashkëpunojmë me aleatët për të ndalur sulmet kibernetike

Politikë | 3 vite më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i pranishëm në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që po mbahet në Berlin, ka deklaruar se Shqipëria po përshtat një përqasje të re dinamike në sigurinë Kibernetike.

Duke iu referuar sulmit kibernetik të Iranit ndaj sistemit online të institucioneve shtetërore shqiptare, Hasani theksoi se për parandalimin e kërcënimeve kibernetike është domosdoshmëri bashkëpunimi mes aleatëve.

Hasani bëri të ditur se po punohet për krijimin e një Akademia Kombëtare Digjitale dhe Kibernetike.
Sipas tij, Akademia Kombëtare Digjitale dhe Kibernetike do të jetë thelbësore për rritjen e gatishmërisë në mesin e infrastrukturave të informacionit kritik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme