Koka: Opozitës nuk i ka mbetur rrugë tjetër. Logu: PD distancohet. Ata protestojnë për Berishën

Politikë | 3 vite më parë

Në emisionin ‘3D’ në RTSH të drejtuar nga Alban Dudushi, ka pasur një përplasje mes anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Besart Logu dhe gazetarit, Bledian Koka.

Shkak për këtë ka qenë sjellja e deputetëve të Rithemelimit në Kuvend, duke hypur nga dritaret për të hyrë në Kryesinë e Kuvendit.

Sipas Logut, në vlerësimin e PD-së, kjo sjellje largon votuesit.

“Ekstremizimi nuk i shërben PD-së. “Të mos fshihemi pas gishtit”. Është një hall i Sali Berishës dhe bëhet për hall të tij. Prepotencën e Berishës duhet ta pranojmë për sa kohë është në krye të këtyre 12 deputetëve që hynë nga dritaret. Nuk ishin as aleatët e tij në këtë përpjekje, as PL-ja. Nuk  mund të presim që PD të mbështesë Berishën për hallet e tij.”, tha Logu.  

Ndërsa Koka ka pyetur se çfarë shqetësimi ka kjo që i thotë vetes PD në lidhje me aksionin e opozitës?

“A ka shqetësimin se këtu nuk respektohet Kushtetuta? Kërkesat e 35 deputetëve, kushdo qofshin ata, a janë legjitime sipas Kushtetutës që parashikon se si ngrihen komisionet hetimore? PS, në një mbledhje të fshehtë, ka refuzuar që të japi një zgjidhje për kërkesat e opozitës. Janë ezauruar të gjitha rrugët institucionale për të kërkuar të drejtat elementare të sanksionura jo në rregulloren e Kuvendit por në Kushtetutë. Lindita Nikolla e Rama e dinë se çfarë thotë Kushtetuta. Nuk është halli te Berisha, por që vendi të ketë një krizë artificiale politike.”, tha Koka.

     


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme