Rama takon kryeministren italiane, Meloni. Priten marrëveshje dypalëshe

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Shefi i qeverisë shqiptare u prit me ceremoni shtetërore nga homologia e tij italiane, Xhorxha Meloni (o. Giorgia), në selinë qeveritare.
“Romë, Palazzo Chigi – Me kryeministren e Republikës së Italisë, Giorgia Meloni!’- shkroi Rama në Facebook.
Znj. Meloni e ka cilësuar Shqipërinë një partner strategjik në rajonin e Ballkanit në takimin me kryeministrin Rama më 27 shtator në Itali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




