Shtyhet për në 6 nëntor thirrja në SPAK ndaj Rakip Sulit

Është shtyrë për në datën 6 nëntor në orën 11:00 thirrja për Kryebashkiakun Rakip Suli. Ky i fundit nuk është paraqitur në SPAK, për shkak të vonesës së fletëthirrjes nga ana e Policisë.
Thirrja e Sulit në SPAK vjen në kuadër të hetimeve për Bashkinë e Kamzës.
Në padinë e depozituar në SPAK, nga Partia e Lirisë dhe Koalicioni në atë kohë “Bashkë Fitojmë”, akuzohet për disa vepra penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




