Nesturi në ‘3D’: ‘Rithemelimi votoi kundër për Xhaçkën dhe inceneratorët

Politikë | 3 vite më parë

Analisti, Plator Nesturi ka hedhur dyshime serioze mbi opozitën duke nxjerrë në pah çështje konkrete për të cilat ata kanë mbajtur qëndrime të ndryshme, si për ish ministren e Jashtme, Olta Xhaçka ashtu edhe për inceneratorët.

“Kemi një opozitë që nuk është normale në Kuvend. Nuk dihet kush është opozita legale dhe jolegale. Më mirë të kishin dy logo. Për Xhaçkën ‘Rithemelimi’ votoi kundër, sot bërtet se i janë shkelur të drejtat. Dhe për inceneratorët votoi kundër. Brenda grupit të opozitës duket se ka agjenda të ndryshme dhe ky është një problem serioz”, tha Nesturi.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme