Raporti i KiE për minoritetet/ Vangjel Dule: Nuk po trajtohen siç duhet

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, i ftuar në emisionin Ekspres” në RTSH, duke folur për censusin e ri të popullsisë në vend , deklaroi se , “ është e drejtat e çdo individi që të vetë përcaktohet, dhe në Himarë ka një komunitet shumë më të madh që identifikohen si pjesëtarë e minoritetit etnik grek”.
Ndaj tha ai, askush nuk duhet të tjetërsoi vullnetin dhe të drejtën e qytetarëve.
Duke u ndalur tek çështjet që sipas tij shqetësojnë minoritarët, Dule ka cituar Raportin e Këshillit të Evropës për minoritetet.
Dule deklaroi se , “ka dy javë që është bërë publik Raporti i radhës i Këshillit të Evropës për situatën e të drejtave të pakicave kombëtare shqiptare, dhe me përjashtimin të një konference për shtyp që mbajta unë, askush nuk është deklaruar nga qeveria.
“Ky është raporti i pestë që nxjerr organi kompetent i Këshillit të Evropës. Pas një monitorimi të situatës në teren konstatohen ende mungesa të theksuara të cilat bëjnë të vështirë implementimin e ligjit për të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare”, tha Dule.
Ai i bëri thirrje qeverisë dhe institucioneve të tregojnë vullnet politik për të respektuar minoritetin, që sikurse u shpreh ai, “ ky raport ka gjetje skandaloze dhe unë përball komunitetit tim ndihem në faji që nuk i kam ngritur me atë forcë dhe intensitet”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




