Berisha mbledh grupin: Rama kërkon që opozita të heshtë në Parlament, dhunën e nisi deputeti socialist

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur grupin e tij të deputetëve në lidhje me kërkesën e deputetëve socialistë për marrjen e masës disiplinore për 7 deputetët demokratë.
Në një deklaratë për media pas përfundimit të mbledhjes, Berisha deklaroi se dhunën në seancën e djeshme në Parlament e nisi deputeti socialist. Ai u shpreh se Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbyllë parlamentin dhe se deputetët socialist janë bërë provokatorë.
“U diskutua gjerësisht se si ti përgjigjemi dhëmbë për dhëmb, përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave Kushtetuese të deputetëve në parlament.
Së pari, dënon çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në parlament. Unë ju kërkoj deputetëve socialistë mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese të deputetit, minimumi është të respektoni protestën.
Të mos ndodhë si dje, ne protestonim dhe ata merrnin fjalën se si e si, të zhurmonin protestën tonë. Kjo situatë i turpëron ata. Ne po protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën e parlamentit dhe pluralizmit.
Kjo është thirrja ime për ta. Përgjigja, ju do ta ndiqni sepse asgjë sekret nuk kemi ne, dhe do të jetë publike.
Edi Rama, po ua them unë ju, ka zgjedhur taktikë që të mbyllë parlamentin, në mënyrë që ta bëjë të paqe në parlamentin.
Do të ketë një datë. Në datën 2 nëntor dhe seancën tjetër e ka vendosur për ta bërë në datën 22.
Ne nuk pranojmë asnjë praktikë të tillë, ne vazhdojmë betejën. Ne si parlamentar jemi të betuar që do të rivendosim të drejtat tona Kushtetuese”, u shpreh Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




