Busti i Konstantinos Micotakisit në Derviçan, Rama: Personazh historik i Greqisë fqinje

Politikë | 3 vite më parë

Sheshi i rilindur i Derviçanit do të mbajë emrin e Konstantinos Micotakis (o. Mitsotakis), të parit kryeministër grek që e vizitoi këtë vend.

Busti i tij, siç bën me dije kreu i qeverisë shqiptare, “do të qëndrojë si shëmbëlltyra e së vërtetës historike, se ajo që i bashkon që në lindje popullin grek me atë shqiptar, është përjetësisht e madhe, pavarësisht përçarjeve politike për arsye të mosarsyes“.

“Në sheshin e rilindur të Derviçanit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Micotakis, i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin, ku busti i tij do të qëndrojë si shëmbëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarëdo qoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikës. Sot kremtojmë vendosjen e bustit, jetën e një personazhi historik të Greqisë fqinje.

Ajo ngjan si imitimi i një rrëfimi romanesk ku e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e një vendi ndërthuren me personazhin në një formë sa e krijon atë, e shkrin ato, gati pabesueshëm, me rrugëtimin, ngjarjet, rrëzimet e ringjitjet e tij.

Konstantinos Micotakis, ishte në qendër të vorbullës së politikës greke deri në fillimin e shekullit 21. Ajo vorbull ishte djepi i tij. Për kontributin dhe aktet e tij të rezistencës, njeriu që do ngjitej në majën e politikës greke, u dekorua dy herë pas luftës. Ishte poliglot dhe lexues i ethshëm. Deri kur u nda nga jetë në moshën 98-vjeçare, nuk u nda asnjë ditë nga libri,” tha Rama.

Ndërsa Ministrja e Turzimit, Mirela Kumbaro, deklaroi se vendosja e bustit të Micotakisit në Derviçan është dëshmi e urës së kulturës që Shqipëria dhe Greqia kanë ndërtuar ndër shekuj.

“Kemi bërë shumë punë. Pjesë e këtij rrugëtimi është dhe ky shesh, ky bust, si dëshmi e jashtëzakonshme e urës së kulturës që kemi ndërtuar në shekuj, e sot kemi detyrën ta çojmë përpara, siç janë bashkë dhe dy flamujt tanë.

Besoj se nuk mund të kisha fat më të madh se të punoj me ju e të ndërtojmë bashkë urën e pandashme,” tha Kumbaro.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme