Akuza ndaj korrupsion, gazetari Nura: Moralisht, familja Berisha është goditur rëndë

Politikë | 3 vite më parë

Çështja e ditës në politikën shqiptare, vënia në akuzë për korrupsion e ish-kryeministrit Sali Berisha, është çështje morali dhe pushteti për gazetarin Artur Nura.

Në emisionin “Ekspres” në RTSH, z. Nura tha se ish-kryeministri Berisha duhet ta kishte përballuar ndryshe akuzën e Strukturës Antikorrupsion (SPAK).

Deputeti demokrat ka refuzuar procedurat ligjore për dhënien e masave penguese kundër tij.

“Në qoftë se do i referohemi moralit të politikanit, z. Berisha si një drejtues shteti i niveleve më të larta, ish-president, ish-kryeministër dhe lider historik i Partisë historike Demokratike, me kontribute në ardhjen e demokracisë në Shqipëri, z. Berisha duhet të ishte. Raporti midis moralit dhe pushtetit dhe interesit për pushtet për fat të keq në Shqipëri anon nga kjo e dyta,” u shpreh z. Nura.

Sipas gazetarit Nura, akuzat e fundit vënë pikëpyetje shpresat e z. Berisha për një rikthim të mundshëm në pushtet.

“Si mund të besohet një rikthim i tretë pas kësaj goditjeje nga SPAK?

Ardhja në pushtet e z. Berisha si frymë e liri-demokracisë, si frymë evropiane në historinë komuniste të Shqipërisë, pa dyshim që ka marrë goditje të fortë nga pikëpamja morale. Bëhet fjalë, edhe pse do të vërtetohet apo jo juridikisht, por moralisht familja Berisha është goditur rëndë,” tha z. Nura

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme