Berisha: Rama biseda telefonike me eksponentë të krimit dhe bosët e trafiqeve

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Edi Rama po përjeton krizën më të thellë të keqqeverisjes.
Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kryer biseda telefonike me eksponentë të krimit dhe bosët e trafiqeve. Ai theksoi se Rama ka menduar se bisedat e tyre janë të sigurta.
“Një njeri që ka firmosur në çdo fazë procesin e vjedhjes më të madhe të shekullit që kur filloi karrierën si kryeministër u akuzua në raportin e OSBE se kishte të fshehura offshore 200 mln euro dhe se përgënjeshtroi dot.
Edi pas rrënimit përfundimtar të votës, atë e pret përgjigja e merituar e 600 mijë votuesve idealist që besojnë te vota dhe vlerat e demokracisë. Raporti i ODIHR e damkosi.
Edi Rama ka krijuar për familjarët e vetë pasuri të paligjjshme përrallore. Olsi i tij, ortak i Amand Josifit i cili u ka vjedh në bashkëpunim qytetarëve evropiane, nga 1 mld deri në 2.8 mld euro. Vëllai i tij u shndërrua në përfaqësuesin kryesor të Shqipërisë në raportet me biznesin kinez.
Edi Rama ka bërë biseda në telefon me eksponentë të krimit dhe bosët e trafiqeve. Edi Rama ka menduar se bisedat e tyre janë të sigurta”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




