Erion Veliaj: Në 2024-ën Tirana do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit

Gjatë vizitës në SHBA, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim me Sekretarin Amerikan të Transportit, Pete Buttigieg.
Përmes një postimi në rrjete sociale,Veliaj nënvizon se qytetet janë qendra kryesore të inovacionit, të cilat frymëzojnë dhe nxisin kreativitetin në shërbimin publik.
“Një herë të bëhesh kryetar bashkie, mbetesh gjithmonë i tillë!
Kënaqësi të takoja Pete Buttigieg, mikun tim të vjetër nga “Harvard Bloomberg”, kandidat për President, i cili tani shërben si Sekretar i Transportit të SHBA-së.
Ai ka të drejtë: Qytetet janë qendra kryesore të inovacionit – ato frymëzojnë dhe nxisin kreativitetin në shërbimin publik! Mezi po pres ta shndërroj precidencën e Tiranës të B40 në një platformë të praktikave më të mira dhe bashkëpunimit midis qyteteve! Suksese Pete”, shkruan Veliaj.
Në 2024-ën Tirana do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40.
Pas vitit 2022, ku Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, këtë vit është Qyteti Europian i Sportit 2023, ndërsa vitin tjetër do të kemi Presidencën e Rrjetit më të madh të Qyteteve të Ballkanit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




