Berisha mbledh strukturat në Tiranë: Na kanë përjashtuar nga Parlamenti, Opozita vjen me një fazë të re

Politikë | 3 vite më parë

Ish -kryeministri, Sali Berisha mblodhi këtë të mërkurë strukturat e tij në qarkun e Tiranës.

 Berisha ngriti shqetësimin se sot sipas tij opozita është përjashtuar nga Parlamentit, duke bërë përgjegjës për këtë kreun e qeverisë, Edi Rama.

“Thirra këtë takim pasi PD dhe opozita hynë në një fazë të re, në një betejë të re e cila imponohet nga kushtet dhe rrethanat që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë për opozitën në 30 vite.

Opozita, PD, kaloi në këto dy vitet e fundit një nga periudhat më të vështira të ekzistencës së saj dhe të një force politike, ndonëse ajo mbart në vete sot të gjitha transformimet e mëdha të Shqipërisë, në dekada.

Ajo dhe mbështetësit e saj përballen me një represion të gjithanshëm të të drejtave të tyre ligjore, me një agresion të vërtetë nga qeveria, që synon dhe ka synuar mosasgjesimin e saj tërësisht, shndërrimin e saj në një forcë politike pa vlerë apo një fasadë të saj“, Berisha.

Më tej Berisha deklaroi se në këtë pikë ‘kupa po derdhet’ ndërsa paralajmëroi betejë të re kundër qeverisë, konkertisht ditën e enjte në Parlament dhe për të vijuar më tej.

“Por ka një moment e cila në gjuhën e thjeshtë të popullit thuhet ‘kupa po derdhet’. Pas mbijetesës sonë në këto dy vite, pas dhunimit masiv të zgjedhjeve, Rama me një seri vendimesh de facto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament. Pra ne si përfaqësues të atyre 600 mijë qytetarëve që më 14 maj votuan kundër qeverisë, ne de facto në Parlament shkojmë sot si kurrë në historinë e Parlamentit, në rrafshin politik të paqenë. Hynë në parlament pasi nuk i lejohet më asnjë komision Parlamentar, e drejtë kushtetuese e opozitës“, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme