Debate në komisionet parlamentare, PD braktis mbledhjen: Keni vrarë parlamentarizmin, nuk mund të ketë normalitet

Politikë | 3 vite më parë

Deputetët e Partisë Demokratike ka braktisur mbledhjet e Komisioneve Parlamenatare. Shkak për këtë vendim të demokratëve, ishte rrëzimi i Komisioneve Hetimore, bllokimi i reformës zgjedhore dhe moskondierimi i asnjë nisme ligjore të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese shtyu mbledhjen për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë, pa arritur që të krijojnë kuorumin.

Rrëzimin e propozimeve dhe moskonsiderimin e asnjë nisme, deputetët demokratë e  kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.

E njëjta situatë është edhe në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e opozitës, pasi kanë dëgjuar propozimin e koleges së tyre, Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që është rrëzuar nga mazhoranca,  debatuan ashpër me kolegët socialistë, e më pas braktisën mbledhjen.

Deputeti Gazment Bardhi ka deklaruar se grupi i PD-së është i vendosur të mos lejojë zhvillimin normal të mbledhjeve të komisioneve.

“Nuk mund të ketë normalitet. Grupi i PD-së është i vendosur të mos lejojë funksionimin normal të mbledhjes”, tha Bardhi.

Gazetare: Anisa Kadesha


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme