Presidenti i Kroacisë në Tiranë, pritet me ceremoni nga Begaj

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq në vizitën dy-ditore që po zhvillon në vendin tonë, është pritur me një ceremoni shtetërore nga kreu i shtetit Bajram Begaj.

Presidenti kroat shoqërohej nga Zonja e Parë, Sanja Milanoviq dhe delegacioni zyrtar. Pas interpretimit të himneve kombëtare të dy vendeve, presidenti kroat zhvilloi një takim me homologun e tij, Bajram Begaj.

Pas takimit të delegacioneve të dy vendeve, Begaj dhe homologu i tij kroat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Agjenda e vizitës

10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviq i shoqëruar nga delegacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviq.

10:50-11:10 -Takimi mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.

11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviq.

12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviq.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme