Emisioni “3D” në RTSH, Ndreca: “Ballkani i Hapur” ishte në garë, por jo rival me “Procesin e Berlinit”

“Ballkani i Hapur” ishte në garë, por nuk ishte rival me “Procesin e Berlinit”. Ky ishte këndvështrimi i juristit, Plarent Ndreca në emisionin “3D” në RTSH, lidhur me pritshmëritë e Samitit të Procesit të Berlinit që u zhvillua të hënën në Tiranë.
Sipas tij, organizimi i Samitit në Tiranë, ishte një moment i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë. Ndreca nënvizoi se të merresh me ata që kanë humbur vulën përpara kësaj ngjarje të madhe “është tërësisht jo korrekte”.
“Samiti tregoi fytyrën e vërtetë të Shqipërisë dhe është një hap i rëndësishëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Shqipëria është më afër BE-së tashmë. Kjo u dëshmua edhe në këtë Samit. ‘Ballkani i Hapur’ ishte një garë që të shpejtonte hapat që të merreshim vesht me njëri- tjetrin dhe ti përshpejtonim proceset. Edhe ‘Ballkani i Hapur’ ka ndihmuar, pasi BE-ja kishte mbetur në vend. Tani e ka kthyer tërësisht vëmendjen ndaj Ballkanit. U rëndua disa situata brenda Ballkanit si Kosovë-Serbi që bën që nisma të ngecte. Ishin rival, por jo në garë,” theksoi Ndreca.
Sipas tij, vendet e Ballkanit do të duhet të merren vesh me njëri-tjetrin, pasi ky është një proces i përjetshëm.
“Frikërat që kemi në mëndje e shpirt prej mijëra vjetësh s’duhet të na pengojnë të komunikojmë. ‘Ballkani i Hapur’ e kreu procesin e tij,” theksoi Ndreca.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




