Anëtarësimi në BE/ Gogu: Tashmë ka një plan dhe një datë konkrete

“Samiti i Procesit të Berlinit është quajtur jo më kot, ekonomik pasi kemi datë. Pra në 2030 ne do kemi zgjerim. S’na mbetet gjë tjetër veçse të reformohemi që të ecim para“, kështu ka deklaruar Toni Gogu nënkryetar i grupit parlamenatar të PS-së në emisioni “3D” teksa komentoi samitin, mbajtur sot në Tiranë.
Ilda Zhulali, sekretare për politikën e jashtme të PD-së mbajti rezerva ndaj qëndrimit të Gogut duke u shprehur: “A e bëjme dot ne Reformen, duhet të behët me ekspertë bashkë me këshillin që për mua është thjehst formal. Pushteti lokal ëhstë shumë mbrapa. Do një seriozitet të fortë që të fillojme me burokraci.
Juristi Plerent Ndreca u shpreh se, sipas tij, Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër BE-së se tani.
“Nëse do kishim bërë të gjitha do ishim sot në BE, por nuk është vetëm reforma por kultura, jetesa, detyrat. Ne kemi ruajtur ritmin më të mirë nga pikëpamja politike, ne i kemi kryer detyrat”, tha juristi.
Krerët e Bashkimit Evropian kanë përmendur vitin 2030 si një datë për anëtarësimin e mundshëm të shteteve aspiruese të rajonit, mes tyre edhe Shqipërinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




