Emisioni “3D” në RTSH, Gogu: Transformimi, jo asgjësimi, është sfida e “Ballkanit Perëndimor”

Politikë | 3 vite më parë

Toni Gogu, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, komentoi në emisionin “3D” në RTSH se çfarë ndodhi sot në Tiranë me Samitin, që, sipas tij, për të dytën herë Shqipëria bëhet epiqendra e Evropës. Ai nënvizoi se kjo është një arritje e madhe për shqiptarët, por edhe për politikën.

Sipas tij në vitin 2014 pati shumë problematika, pasi u vu re që nisma për anëtarësim në BE për vendet e Ballkanit Perëndimorë, mori një goditje sepse u tha se s’do të ketë më anëtarësime.

“Por Merkel erdhi me idenë e mrekulleshme të ‘Procesit të Berlinit’. Bashkë me francezët ata e filluan këtë proces. Pas 10 mbledhjesh u tha në Tiranë se anëtarësimi duhej të kishte ndodhur vite më parë. Kemi parë një Shqipëri që ka ecur me shpejtësi. Krahu tashmë është nga Evropa drejt Ballkanit Perëndimor,” komentoi Gogu.

Sipas tij, vendi ynë ka spikatur në reforma dhe se Samiti përcolli mesazhin që inkurajon vijimin e reformave për tu shpërblyer me anëtarësim.

Gogu ndan një opinion tjetër sa i përket qëndrimeve ndaj nismës ‘Ballkan i Hapur’.

“‘Ballkani i Hapur’ ishte një përpjekje për të ecur më shpejt. Procesi anëtarësimit ka ecur përpara. 30 vite më parë ne anatemonim Evropën, kurse sot Evropa është një realitet në qendër të Tiranës. Transformimi është sfida e ‘Ballkanit Perëndimor’ dhe ne kemi nevojë për transformim jo për asgjësim,” theksoi Gogu.

Sipas tij, personi që u ndie më keq për këtë Samit që u zhvillua në Tiranë ishte vetëm “kryeplanetari i non gratave”, që, sipas tij, nuk la gjë pa thënë.

“Non gratës i janë mbytur tërësisht gjemitë,” tha Gogu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme