Veliaj për RTSH: “Team Albania”, skuadra Qeveri-Bashki për super organizmin e samitit sot në Tiranë

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velia, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), ka folur të hënën mbi qasjen që ka dhënë Bashkia e Tiranës për organizimin e Samitit të Berlinit që zhvillohet sot në Tiranë.

Veliaj tha se , “ Tirana sot është kthyer në një qytet metropolitan kozmopolit, në qendrën e shumë aktiviteteve rinore, sportive dhe së fundmi politike”.

Veliaj suksesin e  këtij organizimi ja dedikoi, sikurse e quajti ai, “Team Albania”.  Ky është grupi shqiptar tha ai, që Bashkia e Tiranës së bashku me strukturat e tjera të qeverisë bashkërenduan punët për të pasur këtë super organizim.

Veliaj, Tirana ka mirëpritur liderët e BE në një organizim shembullor. Çfarë do të thotë kjo për Tiranën.?

Tirana, nëse më përpara i shikonte këto si ngjarje të jashtëzakonshme, sot i shikon si një rutinë. Tani është bërë thuajse “detyruese” që çdo event i madh që ndodh në Tiranë, është një koncert, nëse është një samit, nëse është ndonjë aktivitet kulturore. Tani po mësohemi me Tiranën që ka çdo ditë ngjarje të madha. Kësaj herë është një ngjarje jashtëzakonisht e madhe e politikës.

Bëmë një provë gjenerale me menaxhimin e Samitit në dhjetor, që ishte edhe më i madh sepse ishin 27 vendet, plus dhe 6 vendet e BE-së.

Në këtë sens, jo vetëm aftësia e bashkisë për të pastruar, rregullimin e sinjalistikës, por edhe menaxhimi nga ana e Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit për të pasur qarkullimin nën kontroll. Mbi të gjitha njerëzit e kanë kuptuar që tani po jetojnë në një metropol kozmopolitan. Kjo do të thotë që shumë kombësi, shumë delegacione, shumë aktivitete, shumë kampionate vetëm këtë vit. Titulli që kemi “i Kryeqyteti Evropian i sportit , kemi më shumë se një mijë aktivitete, disa janë më të mëdha si maratona që po vjen, dhe disa janë më të vogla.

Kështu, në këtë sens, ka qenë edhe aftësia e njerëzve për t’u përshtatur, që do të thotë që edhe emancipimi i qytetarëve është vërtetë prej qyteti evropian.

Për këtë duan ti falënderoj të gjithë sepse deri tani na ka shkuar shumë mirë pa asnjë incident dhe të gjithë i kapin në orar të gjitha takimet.

Ky është një organizim i qeverisë shqiptare, por padyshim pesha kryesore bie mbi Bashkinë e Tiranës. Cili është kontributi që keni dhënë ju në organizimin e këtij samiti?

Ky është një Samit politik. Kështu që pjesa një nga pjesët e hardwer dhe softwer, pra pjesa softwer ajo e ideve, është e qeverisë dhe kjo është puna më e rëndësishme, por duhet edhe kjo pjesa fizike, duhet dekori. Gjithë dekori nga Rinasi deri këtu, duhet për çështje sigurie. S’postohen mijëra kosha nga rrugët, për t’u siguruar që liderët botërore të kenë një itinerar ku janë shmangur në maksimum incidentet.

Kemi marrë përsipër disa nga detyrat e trafikut, për t’i ardhur në ndihmë edhe Policisë Rrugore, duke qenë se itinerari është shumë i gjatë, dhe delegacionet janë të tilla, saqë aq është edhe stafi i policisë rrugore.

Në këtë sens kemi dubluar rolet, dhe kemi marrë përsipër turet, duke bërë patrulla të përbashkëta, për t’u siguruar që në çdo vend që ka nevojë për një shërbim policor, të mos jetë më shumë se sa 100 metra larg, patrulla më e afërt. Kështu që, në këtë sens, kemi funksionuar si një skuadër, kjo është “Team Albania”. Kështu që nuk i ndajmë Bashkia, Qeveria.

Sigurisht, Piramida është aset i Bashkisë, por që me këtë mundësi fantastike që na dha kryeministri për të shfrytëzuar gjithë liderët evropianë që janë këtu sot, edhe si një sebep për ta hapur formalisht, zyrtarisht Piramidën.

Ishte një koincidencë shumë e bukur, kështu që vërtet ndihem mirë që kush vjen në Tiranë dhe e mban mend si ka qenë, e dallon diferencën e veprave publike duke filluar nga sheshi, pazari, bulevardi.

Fakti që janë kthyer disa nga investimet në kurthe turistike, Shtëpia Kadare, Kalaja, Liqeni, Shtëpia e gjetheve, Bunk’árti, do të thotë që ka mjaftueshëm në një rreze prej 1 km katrorë, për të bërë edhe punët për të cilat ke ardhur me shërbim në Tiranë, por sigurisht edhe për të pasur një shije të artit, të kulturës, të historisë sonë, ndonjëherë jo shumë e këndshme, siç mund të janë Shtëpia me Gjethe apo Bunk’arti, por mund të vish në Tiranë për të mbaruar punët zyrtare, por mund të kesh edhe një eksperiencë prej një turisti të shpejtë, atë që quhet “City break”.

Dhe në këtë sens, Tirana i largon gjithë njerëzit me disa kile më shumë, sepse këtu është një qytet që hahet mirë, një vend ku njerëzit e shijojnë jetën. Dhe fakti që shumica e njerëzve kthehen do të thotë që diçka ja kemi arritur. Por unë besoj që më e mira është përpara, dhe duhet akoma shumë punë. Nëse vazhdojmë dhe punojmë do ecim përpara, do ecim përpara, nëse vazhdojmë debatet, ajo na ka mbajtur mbrapa gjithmonë. Kështu që modestish, krenarë për çfarë kemi bërë.

Veliaj, Tirana është kthyer sot në kryeqendrën e Evropës sepse liderët evropian ndodhen në kryeqytetin tonë. Sipas jush a do të ndikoj kjo në rritjen e turizmit sepse viti 2023 ka qenë i mbarë në Shqipëri.

Ajo që ndodh me turistët nëse analizohet si funksionon mentaliteti i një turisti. Një turist shkon me pritshmëri shumë të mëdha në Paris e Londër, Milano e Romë dhe në momentin që gjen plehra bie pritshmëria. Në momentin që gjen minj në rrugë siç kemi parë qytete të mëdha botërore që kanë epideminë e  minjve masive.  New York është duke kaluar një krizë e dramë të jashtëzakonshme. Çështje të sigurisë. Po dëgjoja kryetarin e Bashkisë së Londrës. Një në tre ditë ka një vrasje me thika në Londër, një gjë që nuk ndodh në Tiranë.

Në Tiranë ti mund të shohësh një vajzë me biçikletë pas klubeve të natës, në 03.00 të mëngjesit. Fakti që qyteti që është i ndriçuar i pastër, ka njerëz, ka jetë edhe në orët e vona të natës do të thotë që kemi krijuar një ekosistem ku pastërtia e ndriçimi është ndonjëherë më i dobishëm se uniformat e policisë, do të thotë që edhe specia me rrezikuar në habitatin urban ndien që ky është një vend i sigurt.

Shumë njerëz habiten habiten për mirë, se këtu ndodh e kundërta. Vijnë me pritshmëri shumë të ulëta dhe kur shohin si hahet, sa pastër është, sa shumë aktivitet e jetë ka, atëherë ne kemi këtë mentalitet turizmit  por në avantazh. Vijnë me pritshmëri të ulëta, dhe largohen me gjetje shumë më të larta se pritshmëria që kishin.

Çfarë do të thotë samiti për të ardhmen e  Shqipërisë?

Nuk është sekret. Së pari, shumica e njerëzve kur thonë fjalën qeveria nuk nënkuptojnë Gjykatën Kushtetuese. Pra, 90% e njerëzve nuk shkojnë në Gjykatë Kushtetuese apo nuk shkojnë në SPAK. Për 90% të njerëzve qeveria është çerdhja, kopshti, shkolla, mbledhja e plehrave, semafori, parkingu dhe në 90%  të rasteve, kur ti thua qeveria ose shteti, në fakt je duke iu referuar pushtetit vendor se me atë të lidh puna më shumë.

Pra, e fillon jetën me certifikatën e lindjes tek Bashkia dhe e përfundon me shërbimin funeral sepse ky është cikli i jetës. Fakti që në çdo stacion ti kur thua shteti, në pjesën më të madhe ke të bësh me bashkinë, atëherë e kupton pse 70% e acquis communitare, pra e gjithë kapitujve, janë të lidhura me pushtetin vendor.

Jo vetëm kaq, por edhe një pjesë e madhe e projekteve sigurisht e impakton Bashkinë e Tiranës, pra kur financohet rruga apo hekurudha Durrës-Tiranë- Rinas, sigurisht Tirana është përfituesja më e madhe sepse është edhe popullsia më e madhe. Tani kemi një projekt tjetër të transporti të shpejtë me autobus, korsive të dedikuara, një financim i GIZ  dhe KFW gjermane, ndaj shumë prej këtyre projekteve impaktojnë menjëherë në cilësinë e jetës në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme