Kush e financon lëvizjen? Adriatik Lapaj tregon faturën dhe planin për opozitën

Një nga problemet e mëdha të partive politike që ngrihet në çdo raport për Shqipërinë është mungesa e transparencës për financimin e tyre.
Adriatik Lapaj i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” premton se do të jetë ndryshe dhe çdo qindarkë do të jetë publike.
Për herë të parë në një intervistë, Adriatik Lapaj tregoi sa para janë shpenzuar deri tani për lëvizjen, para të cilat janë ose dhuratë, ose financime personale të themeluesve.
“Ky rrugëtim do të financohet në 2 drejtime. Deri tani po bëhet nga themeluesit. Janë të dokumentuara me fatura. Së shpejti do të kemi faqen tonë në internet, me llogarinë tonë bankare, ku çdo qytetar brenda dhe jashtë vendit të kontribuojë për lëvizjen.
Qiraja e zyrave është kontribut i njërit prej themeluesve për 12 muaj me një kosto prej 35 mijë euro, fonia e zërit me 700 mijë lekë të reja. Na është dhuruar kamera dhe karriget. Të gjitha shkojnë rreth 42 mijë euro,” u shpreh Adriatik Lapaj në emisionin “Pa censurë”.
Duke theksuar se personalisht i përket si ideologji qendrës së djathtë, bashkëthemeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” nuk e pranon se ka për qëllim të marrë vota nga PD, e cila ndodhet në kaos prej 2 vitesh.
Megjithatë, një synim për elektorat demokrat ai e ka.
“Elektorati nuk është pronë e askujt. Partitë, si njerëzit, lindin dhe vdesin. Vendosim rregullat dhe le të fitojë më i miri,” u shpreh z. Lapaj për RTSH.
Gazetare: Elona Meço
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




