Rama: Shqipëria mbështet Arabinë Saudite për të mbajtur Kupën e Botës në 2034-n

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria do të mbështesë Arabinë Saudite për të mbajtur Kupën e Botës “Saudi2034”.
Rama shkruan se organizimi i Kampionatit Botëror në Arabinë Saudite “do të mahnisë jo vetëm mbi 3.5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më popullor në planet”
“Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi ofertën për Kupën e Botës #Saudi2034. Jam i bindur që 🇸🇦KSA do të mahnisë jo vetëm mbi 3.5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më popullor në planet, e cila do të vijë pas zbatimit të #Vision2030 nën udhëheqjen e madhe të Princi i saj i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud”, shkruan në rrjetin ‘X’, kryeministri Rama.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




