Tensionet në veri/ Ministrja gjermane: Serbia të çojë para proceset hetimore, nevojiten reforma të reja në rajon

Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbok (Annalena Baerbock) ka deklaruar se duhet përshpejtuar ritmi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Por për ta bërë këtë, u shpreh ajo, duhet të shuhen shkëndijat e zjarreve në rajon, duke iu referuar këtu tensioneve mes Serbisë e Kosovës.
Ndalur te kjo e fundit, Ministrja theksoi se qeveria serbe duhet të çojë përpara proceset hetimore të 24 shtatorit dhe të kontribuojë po ashtu për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së majit ku mbetën të plagosur 41 ushtarë të KFOR.
“Që tani mund të premtoj se nuk do jetë vizita ime e fundit. Është vend i shkëlqyer. Procesi i Berlinit zhvillohet për herë të parë në rajon, aty ku procesi i Berlinit është në shtëpinë e vetë, në zemër të BP,
Për të rinjtë e rajonit është e qartë ese e ardhmja e tyre është në Evropë. Ata do gjejnë rrugën drejt saj. Të gjithë do duhet të përshpejtojmë rimtin e anëtarësimit në BE.
Lufta e Rusisë në Ukrainë e bën edhe më të rëndësishëm anëtarësimin e BP në BE në dimensionin gjeopolitik. Është një prej instrumenteve më të forta përsa i përket sigurisë brenda BE-së.
Për të bërë përpara në këtë drejtim do duhet të shkruani njëherë e mirë shkëndijat e zjarreve, provokimet e palës serbe përmes rritjes së prezencës së trupave në Kosovë, e kanë nxehur situatën e tensionuar dhe për këtë biseduam gjatë këtij takimi. Kjo ndodhi pas një sulmi tinëzar ndaj policisë nga një bandë terroriste e armatosur deri në dhëmb.
Presim nga qeveria serbe të çojë para proceset hetimore të 24 shtatorit dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave sikurse edhe të ngjarjes së majit kundrejt ushtarëve të KFOR. Situata është aq e tensionuar sa NATO ka rritur praninë e KFOR, ne qëndrojmë vigjilentë dhe të ardhmen e rajonit e kemi përzemër. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë.
Nuk ka alternativë që Serbia dhe Kosova të angazhohen për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit presim më shumë angazhim , më shumë kuraje përtej rrymave të politikave të brendshme”, tha Ministrja.
Marrëveshja e nënshkruar për hapjen e një dege të kolegjit të Evropës në Tiranë, ishte një tjetër pikë në të cilën u ndal ministrja në fjalën e saj në konferencën e përbashkët me homologun shqiptar Igli Hasani dhe Komisionerin për Zgjerimin e KE-së.
Ajo u shpreh se ajo që mungon është sinjali i çeljes së fondit kulturor për rininë, ku theksoi se Gjermania do të derddhë në këtë fond 300 mijë euro.
“Hapja e një dege të kolegjit të Evropës në Tiranë, një institucion simbol europian, tregon se Shqipëria ka mbërritur e sigurt në familjen tonë evropiane. Ajo që mungon është sinjali i çeljes së fondit kulturor për rininë.
Gjermania do derdhë në këtë fond 300 mijë eurosh. Do ndërtojmë një urë mes artistëve, muzikantëve dhe aktorëve të rinj të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke hapur një rrugë të pajtimit ashtu sikurse kemi bërë në Evropën e vjetër përmes shkëmbimeve rinore dhe kulturore. Zemra e procesit të Berlinit është bashkëpunimi për tregun e përbashkët rajonal”, theksoi ajo, teksa vuri theksin te nevoja për reforma të reja në rajon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




