Balla takon ambasadorin e Arabisë Saudite: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë publike

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar këtë të premte (6 tetor) me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite me të cilin ka biseduar mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Balla deklaroi se mes dy vendeve do të rritet bashkëpunimi në fushën e sigurisë publike.

“Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e Ministrit të Brendshëm Princit Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Do të rrisim bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme