I shoqëruar nga bashkëshortja, Rama publikon pamje nga pritja e Mbretit të Spanjës

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga pritja e Mbretit të Spanjës, Filipe VI, që organizoi mbrëmë (5 shtator) për liderët e Komunitetit Politik Europian.

Rama shoqërohej nga bashkëshortja, Linda Rama, ndërsa në takim ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Mirëmëngjes dhe me momentet e mirëseardhjes në pritjen e mbrëmshme të Mbretit të Spanjës Felipe VI, për liderët e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në Granada të Spanjës 47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, janë mbledhur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili do të trajtojë krizat më emergjente ndërkombëtare sikurse janë: lufta në Ukrainë, situata në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit,  e ardhmja e BE-së, digjitalizimi, tranzicioni i gjelbër i ekonomisë, çështjet e energjisë, etj.

Ky është takimi i tretë i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar në tetor 2022 në kryeqytetin çek Pragë me qëllim të nxitjes së dialogut midis vendeve evropiane dhe për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme