Mandatohet kryebashkiaku i ri i Kukësit, Albert Halilaj. Fitoi me mbi 5500 vota ndaj rivalit të “Bashkë Fitojmë”

Politikë | 3 vite më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandidatin kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj, kandidatit të PS-së i cili fitoi zgjedhjet me mbi 5500 vota më shumë se rivali i “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.

“Vendosim dhënien e mandatit të kryetari të bashkisë Kukës Albert Halilaj të propozuar nga Partia Socialiste, ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Mund të bëhet ankimin brenda 3 ditëve”, tha kreu i KQZ-së.

Më 16 qershor, Safet Gjici u dorëhoq nga posti i Kryebashkiakut pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje intime në zyrën e tij dhe u arrestua më 24 qershor më urdhër të SPAK.

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme