KAS korrigjon tabelën përmbledhëse të rezultatit për këshillin bashkiak Pukë

Politikë | 3 vite më parë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shyqrtoi të mërkurën kërkesën ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane(PAD), me objekt kundërshtimin e vendimit të KZAZ nr. 70 Bashkia Pukë, për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve (TPR) për zgjedhjet e këshillit Bashkiak Pukë.

PAD kërkonte rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme. KAS shqyrtoi edhe kërkesën ankimore nr. 70, me ankues Partia Aleanca Progresiste (PAP), LZHK me objekt rinumërimin e disa kutive për këshillin bashkiak. Subjektet e mësipërme kërkonin ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të këshillit bashkiak Pukë, sipas rezultatit të rinumërimit.

KAS pranoi provat e depozituara nga pala ankuese dhe vendosi të këqyrë fletët e votimit në 5 kutitë e votimit për këshillin bashkiak.

Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultoi se në QV 0425/00, PR nga 0 vota në TPR (Tabela Përmbledhëse e Rezultateve) të miratuar nga KZAZ, u gjetën 64 vota të vlefshme dhe PDIU nga 64 vota në TPR (Tabela Përmbledhëse e Rezultateve) të miratuar nga KZAZ, u gjetën 0 vota të vlefshme.

Në QV 0415/00, PD nga 3 vota në TPR (Tabela Përmbledhëse e Rezultateve) të miratuar nga KZAZ, u gjetën 2 vota të vlefshme, FRD nga 7 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 3 vota, ALD nga 51 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 52 vota, PSD nga 83 në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 82 vota, PD nga 3 në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 2 vota.

Në QV 0415/01 nga 21 vota të pavlefshme në TPR (Tabela Përmbledhëse e Rezultateve) të miratuar nga KZAZ, u gjetën 22 të tilla, PSD nga 190 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 118 vota.

Në QV 0430/00, PSD nga 15 vota në TPR (Tabela Përmbledhëse e Rezultateve) të miratuar nga KZAZ, u gjetën 14 vota, PD nga 70 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 71 vota.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës, si edhe korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit (TPR) për këshillin e bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga këqyja e fletëve të votimit të bërë nga KAS.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme