Senatorët amerikanë: SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria!

Politikë | 3 vite më parë

 

“SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria” ka deklaruar pas vizitës në Shqipëri senatori amerikan Chris Murphy i cili bashkë me kolegun e tij Gary Peters kanë qëndruar në Tiranë, në kuadër të një turi rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Senatorët u pritën nga presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Rama, senatori Chris Murphy e ka cilësuar Shqipërinë si një nga miket më të mira të SHBA.

“Shkëlqyeshëm të kaloj kohë me mikun tim Kryeministër Edi Rama në Tiranë. SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria. E mrekullueshme të kthehesh”, shkruan Murphy në një postim në twitter.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shkruan se senatorët u takuan edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias si dhe me të evakuuar afganë në Shqipëri. Delegacioni amerikan pati mundësinë të vizitojë edhe kalanë historike të Prezës, afër Tiranës.

 

/ rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme