14 maji/ KAS rrëzon 3 kërkesa ankimore, kërkohej shpallja e pavlefshme e rezultatit në disa QV në Tiranë dhe Kamzë

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar tre kërkesa ankimore, lidhur me shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve vendore 2023, në disa qendra votimi në Tiranë, Kamzë. Kërkesat ankimore për pavlefshmëri për 2 qendra në Tiranë dhe një në Kamzë, ishin bërë nga Partia Lëvizja e Legalitetit.
KAS, pasi ka shqyrtuar elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesave ankimore, në përfundim të shqyrtimit paraprak, vendosi pushimin e shqyrtimit të kërkesës ankimore të depozituar nga Partia Lëvizja e Legalitetit me objekt “Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në QV NR. 1885, nr 1573 në Bashkinë Tiranë, si dhe moskalimin për shqyrtim të kërkesave ankimore të depozituar nga Partia Lëvizja e Legalitetit me objekt “Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në QV nr. 1597/2, nr. 1575, Bashkia Kamzë”, si dhe “Shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në QV-të nr. 1885/02,2020/01,2027,1766/02,1986/01,1537/07,1539/01, Bashkia Tiranë”.
KAS, gjithashtu, ktheu për plotësim kërkesat ankimore të depozituar nga Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 260 të KZAZ-së nr.7, Bashkia Pukë, për rinumërimin dhe rivlerësimin e votive të vlefshme dhe të pavlefshme të subjekteve për këshillin, për të gjitha QV-të e KZAZ-të nr.7, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër.
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë ka kundërshtuar edhe vendimin e KZAZ-së për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të këshillit të bashkisë Përmet. Ajo ka kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave për të gjithë QV-të e KZAZ-të, Bashkia Përmet. Por edhe ky subjekt duhet të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm.
Ndërkaq, KAS ka vendosur kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore “Partia Lëvizja e Legalitetit” me objekt “Shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në QV nr. 1100 dhe 1575, në Bashkinë Dibër. Shqyrtimi i kërkesës do të bëhet nesër në seancë publike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




