Edi Rama: Shkodra, potencial i fjetur ekonomik. Do ta zgjojmë në 4 vite

Gjatë turit të tij të falënderimit pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Shkodrës ku Benet Beci fitoi kreu e kësaj bashkie.
Duke folur para mbështetësve socialistë, Rama tha se Shkodra është një potencial ekonomik dhe turistik që duhet të zgjohet për ta zhvilluar atë si qytet dhe se vetë Shqipëria mund të përfitojë prej saj.
“Shkodra është një fuqi e madhe e fjetur në aspektin e potencialit që ka për ekonominë dhe për zhvillimin e Shqipërisë. Ne duhet ta zgjojmë sa më shumë këtë potencial. Natyrisht për të mirën në radhë të parë të shkodranëve, por edhe në funksion të së mirë së gjithë Shqipërisë. Është një zonë që është zona më e bekuar e Shqipërisë. Natyrisht që ne nuk mund t’i bëjmë të gjitha, natyrisht që ne nuk mund të zgjohet i gjithë ky potencial i jashtëzakonshëm”, u shpreh Rama.
Ai kërkoi që Shkodra të ndryshojë kryekëput nga gjendja aktuale, pasi sipas Ramës i ngjan Tiranës kur ai erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës.
“Në 4 vjet janë mjaftueshëm për të filluar për të bërë një ndryshim që i prek drejtpërdrejt, jo vetëm sytë por edhe mendjet e zemrat e njerëzve. I bën njerëzit në Shkodër të jenë krenar jo vetëm për historinë por edhe për ata që do të vijnë këtu. Pamë kur po vinim kazanët e plehrave në qendër dhe plehrat kishin dalë nga kazanët dhe rrinin rreth e rrotull kazanëve. Këtë nuk e gjen në asnjë qytet tjetër në Shqipëri. Kjo është pamja kur unë jam zgjedhur kryetar bashkie në Tiranë”, theksoi Edi Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




