Rama shkon në Shkodrën fill pas fitores, viziton “Vendin e dëshmisë dhe kujtesës” krah Benet Becit

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë, por ka udhëtuar drejt Shkodrës për ti thënë jo vetëm faleminderit qytetarëve që i dhanë besimin pas 32 vitesh bastion i PD-së, por dhe për të parë nga afër ku duhet të nisë transformimin e qytetit.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar Muzeun e përkujtimit të torturave të regjimit komunist në vend, “Vendin e dëshmisë dhe kujtesës”, ku u shpreh se është pikërisht ky vendi ku do të bëhet transofrmimi rrënjësor, dhe që do të jetë destinacion kyç jo vetëm për vizitorët e për turistët, po edhe për nxënësit shqiptarë kudo jetojnë.
“Vizitë në “Vendin e dëshmisë dhe kujtesës”, ku do të bëjmë një transformim rrënjësor, për ta kthyer nga një hapësirë pa jetë, në një muze mbresëlënës të tragjedisë së persekutimit komunist, destinacion kyç të Shkodrës historike, jo vetëm për vizitorët e për turistët, po edhe për nxënësit shqiptarë kudo jetojnë”, shkruan Rama në rrjetin social Fcaebook, i cili në këtë vizitë, shoqërohej nga kandidati fitues i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dhe ministrja Elisa Spiropali.
Ndërtesa e rikonceptuar si një memorial i periudhës së diktaturës komuniste, ruan në të, qelitë dhe dhomat e torturave të të burgosurve. Në disa prej këtyre dhomave, ruhen po ashtu edhe shkrimet e lutjet e të burgosurve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




