PUK ankimon në KAS rezultatin e zgjedhjeve: Na takojnë 3 jo 2 këshilltarë

Politikë | 3 vite më parë

Partia e Unitetit Kombëtar kërkon të shpallen të pavlefshme rezultatet e bashkisë së Lezhës në këshillat bashkiakë.

Kjo parti në zgjedhjet e 14 majit ka marrë 2 këshilltarë, por thotë se i është monuar një kandidat përmes asaj që e quan manipulim të votave.

Kërkesën e ankimimit e mbështet tek vëzhguesi i saj në KZAZ 12 dhe 13 të bashkisë Lezhë ku thotë se ka konstatuar shkelje të manipulimit të votave.

Në ankimimin drejtuar KAS, dhe që mban datën 19 maj, thuhet se është bërë gabim përllogaritja dhe se ajo duhet të ketë 3 këshilltarë dhe jo dy.

“Në momentin që ka vënë re që PS iu hoqën 40 vota ka vënë re që njërs parti kandidate për këshill iu shtuan 16 vota dhe pasi vëzhguesit konstatuan këtë shkelje numërimi vijoi.

 Bazuar në rezultatin paraprak të zgjedhjeve vendore të datës 14 maj rezulton se FRD me 653 vota ka marrë 1 këshilltar, ndërsa PUK ka marrë 1906 vota dhe 2 këshilltarë.

Pse bëjnë 2 këshilltarë me 1906 vota e jo 3 këshilltarë. Pra përllogaritja e votave është bërë gabim” thuhet në ankimim.

Nga zgjedhjet e 14 majit, këshilli bashkiak i Lezhës përbëhet nga 9 këshilltarë PS, 6 të “Bashkë Fitojmë”, 1 PAA, 2 Partia Republikane, 1 PLL, 1 PDS, 7 PSD, 2 PD, 1 FRD, 2 PUK, 1 LZHK, 1 PDIU, 2 PGJ, 4 PKD, 1 PASH.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme