Gazment Bardhin zgjidhet Kryetar të Grupit Parlamentar të PD, mungon Alibeaj! Berisha: S’e njohim

Politikë | 3 vite më parë

Gazment Bardhi është zgjedhur Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga pozicioni i Nënkryetarit që ushtron edhe detyrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar.

Vendimi u mor gjatë një mbledhje urgjente të grupit, ku të pranishëm ishin 19 anëtarë, të cilët votuan por emërimit të Gazment Bardhit si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike regjistron 33 anëtarë, ndërsa në mbledhje ishin të pranishëm 19 deputetët që votuan pro, konktretisht: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

Mbështetjen për kryesimin e grupit nga Gazment Bardhi e kanë shprehur edhe Merita Bakiu, Selaudin Jakupllari, Andia Ulliri, Emilja Koliqi, të cilët janë regjistruar në grupet parlamentare të aleatëve të PD.

Në këtë mbledhje kanë munguar 14 deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, Greta Bardeli; Lindita Metaliaj; Edi Paloka; Ervin Salianji; Tomor Alizoti; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Isuf Çelaj; Ina Zhupa dhe Kastriot Piroli, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka.

Ky vendim nuk është përkrahur nga Sali Berisha, i cili e cilëson PD zyrtare si strukturë paralele të Partisë Demokratike, që sipas tij ai përfaqëson. Në një deklaratë për gazetarët, Berisha tha se ai nuk njeh asnjë lloj strukture paralele të PD, ndërsa bëri thirrje për bashkim të deputetëve demokratë.

“Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira. Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë. Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute”, tha Berisha.

Më 17 maj, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen si kryetar i komanduar në detyrë i Partisë Demokratike pas rezultatit të ulët që PD arriti në zgjedhjet vendore, ku nuk mundi të fitojë asnjë bashki dhe as të kryesojë asnjë këshill bashkiak.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme