Nesër mbledhja e KQZ, pritet të shyrtohet raporti i Prokurorit të Përgjithshëm për 2 subjekte vetëdeklaruese

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të zhvillojë nesër një seancë publike, ku pritet të shqyrtohet projektvendim “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, si dhe miratimi i Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e këshillit të Bashkisë.
Po nesër KQZ do të shyrtojë edhe projektvendim “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Belsh, si dhe miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e këshillit të Bashkisë.
“Nesër do të shyrtohet edhe projektvendimi “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues Serdar Qemal Hoxha, kandidat për deputet i listës shumemërore të Partisë Social Demokrate Qarku Shkodër”, si dhe projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues Rezeart Xhelal Tusha, kandidat për deputet i listës shumemërore të Koalicionit PD – Aleanca për Ndryshim Qarku Durrës”- thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




