Këshillat bashkiakë/ PS kryeson bindshëm, në Tiranë merr shumicë absolute

Politikë | 3 vite më parë

Partia Socialiste ka siguruar shumicën absolute në Këshill Bashkiak të Tiranës.

Nga 31 këshilltarë që i duhen Erion Veliajt si kryebashkiaku i ri i zgjedhur me gati 60 mijë vota diferencë në krahasim me rivalin Këlliçi, për të kaluar vendimmarrje të rëndësishme socialistët kanë siguruar 34 anëtarë.

Të gjitha partitë e tjera që kanë arritur të marrin anëtarë si Bashkë Fitojmë, Partia Demokratike, PDIU, PSD, Partia Republikane, Partia Socialdemokrate, Aleanca Progresiste LZHK, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë marrin gjithsej 27 ulëse në Këshillin Bashkiak.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 15 mandate, Partia Demokratike 4 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate dhe nga një mandat Partia Republikane Shqiptare, LZHK, PDIU, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë.

Në Durrës ka përfunduar numërimi ku PS ka marrë 28 mandate, ndaj BF me 13 mandate, PD me 5 mandate, Partia Agrare Ambientaliste me 3 mandate dhe PDIU e PSD me nga një mandat.

Po ashtu ka përfunduar numërimi për këshillat bashkiakë edhe në Shkodër ku PS kryeson me 18 mandate, BF me 13 mandate, PSD me 12 mandate, PD me 5 mandate dhe me nga një mandat Partia Levizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Fryma e Re Demokratike.

Në Elbasan, Kamëz dhe Vorë rezultati ka qenë thuajse i menjëhershëm pasi në këto bashki u pilotua projekti i numërimit elektronik.

Në Elbasan PS ka marrë 28 mandate, BF 12, PD 7 dhe nga një mandat PSD, PDS, PDIU dhe Partia e Gjelbër. Edhe në Kamëz kryeson PS me 19 mandate ndaj BF me 11 mandate, dhe në Vorë gjithashtu PS renditet forcë e parë edhe për këshillin bashkiak me 13 mandate.

Numërimi ka përfunduar edhe në Fier, Vlorë, Korçë, Lezhë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Lushnje, Pogradec, Krujë, Maliq, Sarandë, Kuçovë, Divjakë, Cërrik, Shijak, Patos, Devoll, Librazhd, Rrogozhinë, Dimal, Peqin, Mallakastër, Finiq, Bulqizë, Mat, Mirditë, Selenicë, Gramsh, Belsh, Roskovec, Prrenjas, Himarë, Dropull, Has, Përmet, Memaliaj, Klos, Kolonjë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, Tepelenë, Konispol, Këlcyrë, Libohovë, Pustec ku shumicën e ka marrë Partia Socialiste.

Në Kavajë pavarësisht se kryebashkiak u zgjodh kandidati i BF, këshillin bashkiak e kryeson PS me 13 mandate ndaj 9 mandateve që ka marrë koalicioni BF.

Në Kukës ku po ashtu numërimi ka përfunduar kemi një ndarje të barabartë mandatesh mes PS e BF me 4 mandate secila, ndjekur nga Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë me 3 mandate. Mandate të barabarta PS dhe BF kanë edhe në Vaun e Dejës dhe në Tropojë.

Në Pukë kryeson PSD.

Në Fushë-Arrëz, me tre mandate secila kanë shumicën PAA dhe PSD ndërsa PS merr 2 mandate dhe BF 1 mandat.

Gazetare: Megi Mëhilli

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme