Dorëheqja e Alibeajt, Bardhi thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Menjëherë pas deklaratës së dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili njofton se ka thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën, Nënkryetaren e Partisë Jorida Tabaku, për të vlerësuar mbi zbatimin e nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Bardhi shpjegon “se në bazë të nenit 46 të Statutit në mungesë të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej nënkryetareve zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri“, shkruan Bardhi.
Enkelejd Alibeaj, dha dorëheqjen si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike, si dhe i grupit parlamentar demokrat. Shkak për të vendim është bërë rezultati i ulët që PD arriti në zgjedhjet vendore, ku nuk mundi të fitojë asnjë bashki.
Enkelejd Alibeaj se do të vijojë të jetë nënkryetar i PD.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




