Zgjedhjet/ Takimi me Berishën, Meta: Nisim kundërshtimin ligjor! Përshkallëzojmë aksionin në Këshilla

Pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije veprimet që do të ndërmarrë opozita pas zgjedhjeve të 14 majit.
Në një deklaratë për mediat, teksa akuzoi Partinë Socialiste për “vjedhje” të zgjedhjeve vendore, Meta tha se ata do të nisin dokumentimin e asaj që e konsideroi “masakër zgjedhore” dhe do më pas do ta kundërshtojnë atë ligjërisht.
Ai theksoi po ashtu se opozita do të përshkallëzojë aksionin saj në Këshillat Bashkiakë.
“Gomarët që u imponoi Rama qytetarëve, nuk do të vjedhin më të qetë siç bënë në 4 vitet me të cilat u ndamë më 14 maj. Përshkallëzimi i aksionit opozitar në Këshillat Bashkiakë do të nisi menjëherë. Nuk ka dorëzim dh e kapitullim përpara mafias shtetërore, narkoshtetit dhe të gjithë bashkëpunëtoreve të narkoshtetit. Do t’i shikoni faktet, janë denoncuar përpara, gjatë dhe në vazhdimësi. Është në rendin e ditës dokumentimi i kësaj masakre zgjedhore, kontestimi ligjor dhe përgatitja e dokumentacionit dhe për ndërkombëtarët dhe përgatitja për të nisur betejën e transparencës në të gjitha këshillat bashkiake”, tha Meta.
Në zgjedhjet vendore të 14 majit, mazhoranca socialiste 53 bashki, ndërsa “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 bashki.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




