Zgjedhjet/ Berisha nuk ndal akuzat: Vota u shit në “tregun e zi” nga 300-500  euro

Politikë | 3 vite më parë

Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve, duke thënë se vota në “tregun e zi” u shit për 300-500 euro.

Duke renditur faktorët që sipas Berishës ndikuan në rezultatin e dobët në zgjedhje, ai tha se qeveria pak para zgjedhjeve futi në skemën e pensioneve pa kontributeve shoqërore mbi 13 mijë qytetarë dhe mbi 20 mijë të tjerë u shtuan në listën e ndihëm ekonomike.

“Qeveria si kurrë ndonjëherë më parë shpërbleu në mes të fushatës elektorale 670 mijë pensioniste me bonus 5 mijë lekë e barabartë kjo me shumë 33 mln euro. Me qëllim blerjen haptazi pasi ndikimin e votës qeveria si kurrë më parë rriti rrogat në mes të fushatës elektorale për afro 200 mijë punonjës me qëllim ndikimin ose blerjen e votës 13 mijë qytetarë u futën në skemën e pensioneve pa kontribute shoqërore. Mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan si punonjës të përkohshëm.

Vetëm në Peshkopi 400mln lekë për individë me aftësi ndryshe. Fondi i ndihmës ekonomike dhe pagesat për ndihmat ekonomike u rriten me 900 mln lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitet të kaluar. Përfituan para shtesë 850 mijë qytetarë me të drejtë vote me qëllim për ndikuar ose blerë haptazi votat e tyre. Të dhënat që kemi ne tregojnë se në tregun e zi, shume e blerjes së saj arrit nga 300 deri në 500 euro”, tha Berisha.

Berisha tha se kulmi i blerjes së votave u bë në qarkun e Shkodrës, ku demokratët humbën edhe bastinion e tyre historik.

“Kulmi shpërndarja  eurove e ka arritur në qarkun e Shkodrës. Fenomeni Doshi është, fenomeni dushku i vitit 2023. Blerja e votës me narko euro nën dorë është bërë në të gjithë Shqipërinë, nga Tropoja në Konispol, sipas vlerësimit bazuar në rënien e paprecedente të kursit, mund të arrijë në qindra e qindra milionë euro. Këto zgjedhje janë të blera sepse narko eurot u bënë diktuesi kryesor i rezultatit të tyre”, tha Berisha.

Në fund Berisha tha se “me Ramën zgjedhje nuk ka dhe se këtë çdo shqiptar që beson se shteti ligjor që ekonomia e tregut se e ardhmja garantohen vetëm votën e lirë duhet të bëjmë gjithçka për të larguar këtë armik të egër të shqiptarëve.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme