Fitoi bashkinë Vlorë, Dredha për RTSH: Detyrat e para, pastrimi i qytetit dhe përthithja e investimeve të huaja

Politikë | 4 vite më parë

Ermal Dredha, socialisti që fitoi si kryetar bashkie Vlorë në zgjedhjet e 14 maji, i ka të qarta detyrat e para për qytetin, sapo ai të hyjë zyrtarisht në derën e bashkisë si kryetari i ri i saj.

Në një interviste për RTSH me gazetaren Denada Shkodrani, Dredha tha se fokusi kryesor do të jetë në pastrimin e qytetit, pasi ka problematika në këtë fushë. Kjo tha Dredha do të ndikojë në një turizëm më të mirë, ndërsa shtoi se përthithja e investime të huaja do të jetë gjithashtu një pikë e rëndësishme e punës së tij.

Duke iu referuar vendeve si Emiratet e Bashkuara Arabe që kanë fonde për të investuar në projekte madhore, Dredha zbuloi për RTSH se në qershor mund të zhvillohet një takim me një kompani nga Dubai, pikërisht për të investuar në qytetin bregdetar të Vlorës.

“Nëse i referohemi Vlorës duhet te jetë potenciali më i madh për të thithur investimet dhe duket vizioni i qeverisë me projekte madhore, aeroporti, Lungomare, Bypass-i, tuneli i Llogarasë dhe të gjitha këto komponentë kanë krijuar një thirrje për investitorët e huaj për të investuar në Vlorë.

E vetmja gjë është që të luftojmë pak më forte me vende si Emiratet e Bashkuara Arabe që i kanë fondet dhe të gjejmë mundësi si të përthithim investimet në Vlorë. Ne jemi në komunikime me një kompani të rëndësishme në Dubai dhe mund të bëhet një vizitë në fillim qershori por detajet do zbulohen më pas.

Në fakt do shikoj dosjet që do më lërë kryetari aktual zoti Leli dhe është një nga ato sfidat e mëdha për sa i përket pastrimit të qytetit, pasi lidhet drejtpërdrejtë me turizmin. Ka problematika sa i përket kësaj gjëje”, tha Dredha.

Lidhur me fitoren, Dredha tha se shikon mjaft pozitive, ndërsa tha se ai është një shërbëtor i qytetarëve të Vlorës, edhe për ata që nuk kanë votuar në favor të tij

 “Rezultatin e shikoj pozitiv nëse do i referohem votave në raport me kundërshtarin politik. Unë kam marrë 28 mijë vota nga 40 mijë vota në kuti dhe diferenca është me 17 iojë vota në favorin tim. Pritshmëritë ishin për votim pak më të lartë në raport me % por kjo analizë do bëhet më pas nga PS.

Mesazhi ka qenë gjithëpërfshirës gjatë fushatës, edhe për ata që nuk kanë votuar në favorin tim. Unë jam një shërbëtor i denjë për të gjithë vlonjatët, me një derë të hapur dhe shikimet sy më sy që të kuptojmë hallet e qytetarëve”, tha Dredha.

Në fund Dredha tha se mori edhe një mesazh urimi nga kryetari aktual i bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Ky është mandati i parë për Ermal Dredhën, i cili ka fituar me 70.55 % të votave, ndërsa garonte me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra i cili mori 29.45 % të votave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme