Durrës, Sako e PS drejt mandatit të dytë si kryebashkiake, thellon diferencën përballë Carës së “BF“

Politikë | 4 vite më parë

Gara për bashkinë e Durrësit duket se nuk ka më të papritura. Për bashkinë e Durrësit është publikuar tashmë rezultati i 303 kutive nga 342 që janë gjithsej për tu numëruar.

Kandidatja e PS, për postin e kryebashkiakes së qytetit port, Emirjana Sako, kryeson me 55.60 % të votave, përkundrejt 44.43 % të votave të rivalit të saj, Igli Cara, kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Nisur nga ky rezultat, fitorja e Sakos në Durrës duket se është e thellë me 8658 vota diferencë. Për kutitë që kanë mbetur pa numëruar është pothuajse e pamundur që ky rezltat të përmbyset.

Emirjona Sako u shpreh e emocionuar dhe falënderuese ndaj durrsakëve të cilët vendosën t’i besojnë drejtimin e bashkisë edhe për 4 vite të tjera.

Në një intervistë për RTSH, Sako tha se Durrësi zgjodhi të vijojë me projekte madhore për transformimin e qytetit.

“Jam e emocionuar, kemi arritur një rezultat të rëndësishëm për Durrësin. Sot Durërsi ka zgjedhur të vijojë me projekte madhor dhe vizionin e transformimit të qytetit. Falënderoj të gjithë grupin që kam punuar dhe kishin angazhimin maksimal në terren dhe të gjithë qytetarët. Nga nesër do vijojmë punën duke vijuar aty ku e kemi lënë”, tha Sako.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme