Drejt fundit numërimi i votave në Durrës, kandidatja e PS fiton epërsi

Në bashkinë e Durrësit vijon me ritme të larta numërimi i votave. Është ende herët për të dalë në një përfundim pasi mbeten ende një sasi e konsiderueshme të kutive të votave për tu numëruar, mirëpo sipas gazetares Albana Agolli vihet re një epërsi të Partisë Socialiste.
Për tu theksuar është se zona e Sukthit ku në vitin 2021 ka pasur votë pro Partitë Demokratike, ndërkohë që sot, në këtë zonë në të cilën ka mbaruar numërimi i votave, mbizotërojnë votat për kandidaten e PS, Emirjana Sako.
Ndërkohë sipas të dhënave të fundit nga KQZ, kandidatja e PS, Emirjana Sako vijon të jetë më lartë me votat e marra nga qytetarët.
Ndërsa janë numëruar 258 qendra votimi nga 342 nw total, Sako ka grumbulluar 55.62 % të votave duke lënë pas kandidatin të “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara me 44.38 % të votave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




