PS fitore historike në Berat, Demo: Do të vazhdojmë projektet turistike

Me një diferencë të lartë votash në favor të kandidatit socialist Ervin Demo u mbyll procesi i numerimit në 117 qendrat e votimit në bashkinë e Beratit.
Pas një procesi të qetë dhe pa probleme teksa ka marrë edhe mandatin e tij të dytë kryebashkiaku Demo u shpreh se kjo fitore u dedikohet qytetarëve të Beratit dhe projekteve turistike të qytetit.
Në dy KZAZ e Beratit atë me numër 65 me votat e zonës urbane dhe atë numër 66 të Njësive Administrative ku votuan 28000 mijë qytetarë nga 80784 zgjedhës gjithsej, Ervin Demo arriti të marrë mbi 6300 vota diferencë për kundrejt kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, mjekut Zija Ismaili.
Ndërkohë ditën e martë (16 maj) do të nisë numërimi për votat e anëtarëve të këshillit bashkiak.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




