Celibashi: Do thërrasim ekspertë të huaj për të verifikuar pse nuk funksionoi identifikim elektronik

Komisioni Qendror do të bëjë një analizë dhe verifikim për të zbuluar se pse nuk funksionoi pajisja e identifikimit elektronik në mbi 500 qendra vendore. Madje komisioneri shtetëror la të hapur mundësinë që në këtë ekspertizë të jenë të pranishëm edhe ekspertë të huaj.
“Akoma është shumë herët” tha Celibashi kur gazetarët kërkuan të vendoste gishtin tek fajtori.
“Mund të jemi dhe në nevojën për të thirrur ekspertë të huaj për të verifikuar. Për atë që mund të ketë nevojë për këta ekspertë. Mund të vlejë kjo dhe për të rritur kredibilitetin e konkluzioneve që dalin. E sigurtë është që ndikimi i këtij element në procesin zgjedhor është i papërfillshëm. Do të verifikojmë të gjitha aspektet e këtij procesi” sqaroi kreu i KQZ-së
A është Celibashi krenar për këto zgjedhje?
“Jam krenar për punën e përkushtimin tim dhe pjesëtarëve që kanë bërë atë që duhet të bëjë. Ndonjëherë rezultatet nuk janë ato që ti pret por është e rëndësishme si ti qëndron në raport me punën. Të tjerat nganjëherë nuk varen nga ty”
Në zgjedhjet e djeshme vendore në mbi 500 qendra votimi u hasën probleme me pajisjen PEI, pajisja e identifikimit elektronik dhe votimi nisi me vonesë kur KQZ urdhëroi që identifikimi të bëhej me lista. Partitë, si PS dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” bënë me faj KQZ se kjo ndikoi tek numri i votuesve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




