Fitoi zgjedhjet në Himarë, Fredi Beleri: Demokracia fitoi! Më të fortë në mbrojtje të të drejtave të njeriu

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i cili fitoi zgjedhjet në bashkinë e Himarës, ka reaguar me një postim në Facebook. Nga qelia ai shkruan se “fitoi demokracia”, ndërsa thotë se do të bëjë më shumë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!“, shkruan ai.
Beleri fitoi me një diference mjaft të ngushtë nga kandidati socialist, Jorgo Goro, konkretisht me vetëm 19 vota më shumë. Ndërkohë që 165 vota kanë qenë të pavlefshme për 36 kuti votimi dhe 14 vota të hedhura gabim.
Kujtojmë se Beleri u arrestua, i akuzuar për blerje votash, ndërsa më 13 maj gjykata caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




