PS në avantazh në Kuçovë, por me diferencë të ngushtë, Çuçi: Pritshmërit tona ishin më larta

Ndërsa kanë mbetur kutitë e fundit për t’u numëruar në Kuçovë, kandidati socialist, Kershnik Hajdari ka një epërsi, por me diferencë të ngushtë nga kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi. Në një komunikim për mediat, drejtuesi politik i PS për qarkun e Beratit, Bledi Çuçi tha se pritshmëritë e tyre ishin më të larta.
“Në qark është 5 me 0. Berati ka akoma për të numëruar, por presim se patëm një ndërprerje sepse e këruan komisionerët e opozitës, por është fituar sepse pritshmërit tona janë 63-64% në Berat. Skrapari është fitore spektakolare, Poliçani dihet. Në Kuçovë pritshmërit tona ishin më të larta dhe duhet të reflektojmë pas këtij rezultati, por kjo na bën mirë që të rishohim veten”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




